Në klinikat e QKUK-së mungojnë gjërat më elementare [video]

4 Tetor 2016 - 19:23      

Familjarët e pacientëve të shtrirë në kujdesin intensiv, përveç hallit për gjendjen e rëndë të të afërmve, duhet të gjinden mirë edhe financiarisht, raporton KTV.

Atyre u duhet të blejnë gati secilin nga ilaçet e të bëjnë edhe analizat në laboratorët privatë. Jo vetëm aty por thuajse në të gjitha klinikat e QKUK-së mungojnë edhe gjërat më elementare, pavarësisht se kërkesat janë dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë.

KTV-ja ka parë disa nga kërkesat që barnatorja kishte dërguar nga muaji qershor për furnizim me “albumina e Trodon”, të cilat vazhdojnë të mungojnë. Barnatorja është detyruar që të njëjtën ta fusë edhe në listën e kërkesave për tremujorin e katërt të vitit.

Por vet ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, krejt këtë e quan sulm ndaj MSH-së.
Thotë se planifikimet janë bërë nga vet klinikat dhe se ministria merr përgjegjësi për pjesën e buxhetit, të cilin e menaxhon. Zyrtarë në barnatoren qendrore kanë treguar se problemin më të madh e kanë kur pas planifikimit që bëjnë, atyre me kërkesë të ministrisë u duhet të reduktojnë sasitë e nevojshme, për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...