Specializantët bllokojnë QKUK-un [video]

4 Tetor 2016 - 19:20      

Rreth 20 kandidatë pretendentë për specializime për tri orë rresht kanë bllokuar dyert e Ministrisë së Shëndetësisë në formë proteste, duke kërkuar sqarime për konkursin e fundit, raporton KTV.

Kërkojnë që konkursi të anulohet dhe të shkarkohet bordi që ndau specializimet. Thonë se specializimet iu ndanë fëmijëve dhe të afërmve të anëtarëve të komisionit që u mor me përzgjedhjen e specializimeve si dhe profesorëve dhe doktorëve që punojnë në QKUK.

E pas gati tri orë bllokimi, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë pranuan të takohen me disa nga përfaqësuesit e protestës.
Specializantët theksuan se ministrisë iu paraqitën fakte dhe prova me keqpërdorimet e bëra.

Ministria e Shëndetësisë, përmes një përgjigjeje të shkurtër me shkrim, konfirmoi se shqetësimet e mjekëve do t’i përcillen Bordit Qendror për Shkollim Specialistik dhe se ankesat e tyre mjekët duhet t’i dërgojnë në Komisionin për Ankesa ose edhe t’i drejtohen gjykatës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...