4 Tetor 2016 - 19:12
Drejtori i ri i kësaj agjencie, Shaip Havolli, ka thënë se do të ketë zero tolerancë ndaj konfliktit të interesit, sidomos tek rastet e “nxehta”, siç është shprehur ai. Havolli ka deklaruar se do të punojë më shumë sesa paraardhësi i tij, Hasan Preteni, i cili ishte në krye të AKK-së për disa vite.
Shaip Havolli ka thënë po ashtu se do të angazhohet që të përmirësohet edhe më shumë procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publikë.
Derisa ka shtuar se në fokus të veçantë të agjencisë do të jetë edhe fusha e prokurimit publik. Para se të merrte detyrën e drejtorit të AKK-së, Shaip Havolli ka qenë drejtor i Departamentit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...