Selimi: Thaçi e Mustafa fajtor për listën e Veteranëve [video]

4 Tetor 2016 - 19:08      

Pavarësisht se roli i tij ishte i madh në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi nuk ka asnjë certifikatë që do të dëshmonte statusin e tij në luftë, raporton KTV.

Kjo pasi thotë se asnjëherë nuk pranoi të jetë pjesë e një procesi, i cili cilësohet nga ai manipulativ dhe i korruptuar.

Selimi, i cili është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, numëron dy probleme kryesore të devijimit, ligji që e shtrembëroi procesin dhe politikanët që certifikatat i shpërndanë bashkë me librezat e partive, duke i dhënë damkën e fundit luftës së UÇK-së.

Pos komandantëve, Selimi ka bërë fajtor edhe Hashim Thaçin, për të cilin thotë se nuk ka merita në luftë dhe Isa Mustafën, i cili, sipas tij, po bën dënim kolektiv, duke i ndalur pensionet e luftëtarëve. Duke qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm, ai ka pohuar se Kosova nuk ka pasur asnjëherë më shumë se sa 20 mijë veteranë dhe, sipas tij, 26 mijë emra janë kontrabanduar në këto lista.

Para së të niste verifikimi i veteranëve, 24 mijë persona kishin kartela të veteranëve dhe ky numër konsiderohej i fryrë.
E në fund të procesit të verifikimit, doli se Kosova ka pasur 46 mijë luftëtarë aktivë, ku rreth 30 mijë prej tyre janë deklaruar të papunë. Por Qeveria e Kosovës është deklaruar se nuk ka para për të gjithë këta pensionistë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...