Kryetari i Gjilanit Haziri për keqpërdorim të detyrës para Gjykatës [video]

4 Tetor 2016 - 19:05      

Kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i është dashur të martën t'i lërë për pak orë punët e komunës për t'u paraqitur në Gjykatë, raporton KTV.

Prokuroria po e akuzon kryetarin e Gjilanit nga LDK-ja për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Për këtë në Gjykatën Themelore të Gjilanit është mbajtur seanca fillestare ndaj kreut të Komunës.

Pas leximit të aktakuzës, Haziri është deklaruar për të.
Fitim Haziri, pronar i kompanisë me të cilën ka lidhur komuna kontratën, është i dënuar 3 herë nga Gjykata, në njërin rast me burgim.

Gjyqtari Afrim Shala i ka dhënë afat Hazirit dhe mbrojtjes së tij që deri më 14 tetor të paraqesin kundërshtimet për prova dhe aktakuzën.
Shumica e kryetarëve të komunave të Kosovës kanë qenë ose janë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...