Rritet mbledhja e akcizës nga duhani për 30 milionë euro

4 Tetor 2016 - 17:44      

Dogana e Kosovës ka vazhduar edhe më tej të rris të hyrat e grumbulluara për buxhetin e Kosovës.

Gjatë muajit shtator ka vazhduar trendi i mirë i mbledhjes së të hyrave e sidomos performacë të mirë ka pasur taksa e akcizës. Akciza e grumbulluar nga importi i duhanit në krahasim me vitin e kaluar është për 29,6 milion euro më shumë.

Muaji shtator në raport me shtatorin e kaluar ka shënuar rritje të importit të cigareve me afër 100 ton, ndërsa në total në raport me vitin e kaluar kemi 293.1 ton me shumë produkte të duhanit të zhdoganuar. Kjo ka ndikuar që edhe të hyrat të jenë shume më të larta.
Kështu në periudhe të njëjte kohore totali i përgjithshëm i taksave në vitin 2015 ka qenë 96 milion €, ndërsa në vitin 2016 kemi inkasuar 125,2 milion euro apo saktësisht 29,6 milion € më shumë, që tregon se kemi rritje të inkasimit në shkallë prej 30.19%.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...