4 Tetor 2016 - 17:23
Në këtë kumtesë thuhet :
Në emër të 17 degëve të Partisë së Drejtësisë, dhe në emër të 112 Delegatëve të rregullt të Kuvendit të PD-së të mbajtur më 28 shtator 2016, ju bëjmë thirrje juve z. Agani që të reflektoni me pranim të këtij realiteti të PD-së, si dhe të lironi zyret dhe mos të pengoni aktivitetin politik e partiak të udhëheqjes së re të PD-së, e votuar me vullnetin e plotë konformë kërkesave të anëtarësisë së gjerë për ndryshim në PD.
Ju ftojmë të jeni i vetëpërmbajtur karshi akuzave e kërcënimeve mediale që po bëni kohëve të fundit në adresë të udhëheqjes së re të PD-së dhe kryetarëve të degëve, veçanërisht në adresën e Sekretarit të Përgjithshëm z. Fidan Mustafa. Qasja e tillë dëmton imazhin dhe elektoratin e PD-së, edhe ashtu të dëmtuar tejmase nga qasja juaj përjashtuese e seleksionuese.
Po ashtu, ju bëjmë thirrje që të mos bëni presion ndaj udhëheqjes së degëve të PD-së, me SMS e thirrje telefonike, sepse këto 17 degë dhe 112 Delegatët e Kuvendit nuk ju njohin më për kryetar të Partisë së Drejtësisë, por e njohim vetëm kryetarin e ri të Partisë së Drejtësisë z. Sylejman Cerkezin dhe kryesinë e re.
Tashmë ne jemi në proces të certifikimit të Kuvendit nga ana e KQZ-së, ku dje (03.10.2016) dorëzuam të gjitha argumentet për ligjshmërinë e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, andaj ju ftojmë publikisht të pranoni këtë realitet të ri dhe të dëshmoni një vlerë morale politike”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...