4 Tetor 2016 - 17:12
Gjatë këtij takimi, Hoxha e njoftoi Kingun për punën e deritashme që ka bërë Qeveria e Republikës së Kosovës për të luftuar ekstremizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Hoxha njoftoi për punën e deritashme në Strategjinë kundër Terrorizmit dhe Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, si mekanizma për të luftuar këto dukuri. Ajo konfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës që të mbes partner i Britanisë së Madhe dhe vendeve të tjera në luftën kundër ekstremizmit e cila paraqet një sfidë globale që duhet adresuar.
Alastair King-Smith e njoftoi Ministren Hoxha se zyra që drejton është e informuar për angazhimin e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit. Ai theksoi se përvoja e Kosovës në këtë drejtim është e dobishme dhe mund të shfrytëzohet për të ndihmuar edhe vendet e tjera të rajonit dhe të botës në luftën kundër ekstremizmit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...