Fuqizimi i sundimit të ligjit, qenësor për progresin në drejtësi

4 Tetor 2016 - 16:41      

Në vazhdën e vizitës në Britaninë e Madhe, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot është takuar me drejtoreshën e Zyrës për Ballkanin Perëndimor, Fiona Mcilwham.

Bëhet e ditur se gjatë takimit ministrja Hoxha e njoftoi znj. Mcilwham për gjendjen aktuale në sektorin e drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë. Po ashtu, e njoftoi edhe për prioritetet dhe objektivat e Ministrisë së Drejtësisë, të përcaktuara gjatë mandatit të saj në krye të këtij institucioni.

Ndër të tjera, ministrja Hoxha vuri theks të veçantë në nevojën për reformimin e mëtejmë të sistemit të drejtësisë, qoftë përmes reformave legjislative apo përpjekjeve më të mëdha për të fuqizuar zbatimin e ligjit. Ministrja Hoxha, vuri në pah rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit, si një ndër elementet kyçe për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe tërheqjen e investitorëve.

Znj. Mcilwham shprehu përkushtimin e Zyrës për Ballkanin Perëndimor për të mbështetur Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës në rrugën drejt reformimit të mëtejmë të sistemit të drejtësisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit. Ajo, siç thuhet në njoftim, vlerësoi lartë përkushtimin e ministres Hoxha dhe konsideroi se përkushtimi i saj për të fuqizuar sundimin e ligjit është qenësore për progresin në këtë sektor.

Ministrja Hoxha po qëndron në Londër me ftesë të sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...