ZKSH sqaron: Asnjë raport i Auditorit të Përgjithshëm nuk do të mbetet pa u shqyrtuar

4 Tetor 2016 - 16:11      

Prishtinë, 4 tetor – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKSH) njofton opinionin se të gjitha raportet e pranuara nga Auditori i Përgjithshëm, menjëherë sapo i ka pranuar, i ka dërguar në prokuroritë kompetente dhe ka kërkuar prej tyre që të fillojnë veprimet hetimore sipas ligjit.

Andaj, asnjë raport i pranuar nga Auditori i Përgjithshëm nuk do të mbetet pa u shqyrtuar nga prokuroritë kompetente të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, siç është njoftuar opinioni edhe më herët, çështjet e prokurimit do të trajtohen me prioritet, ashtu siç janë pajtuar në takimet e Kryeprokurorit të Shtetit me Auditorin e Përgjithshëm dhe me Drejtorin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...