Vlerësohet lart mbështetjen e shtetit francez për Kosovën

4 Tetor 2016 - 16:09      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve.

Duke e uruar z. Chabert për emërimin e tij në krye të misionit diplomatik francez në vendin tonë, kryeparlamentari Veseli garantoi vazhdimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe forcimit të marrëdhënieve të Prishtinës me Parisin zyrtar.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi lart mbështetjen e shtetit francez për Kosovën në gjitha etapat, duke theksuar nevojën e vazhdimit të kësaj përkrahje, si në afirmimin e mëtejmë ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës, ashtu edhe në forcimin e demokracisë së brendshme dhe zhvillimin ekonomik.

Veseli potencoi edhe njëherë aspiratat euro-atlantike të shtetit të Kosovës dhe kultivimin e fqinjësisë së mirë, në funksion të forcimit të paqes dhe zhvillimit të gjithmbarshëm rajonal.

Ambasadori Chabert, nga ana e tij, pasi falënderoi kryeparlamentarin Veseli për pritjen e ngrohtë e miqësore, konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për Kosovën në të gjitha fushat, duke e vlerësuar lart miqësinë midis dy popujve dhe vendeve tona.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...