Ndër 8 specializantë, edhe djali e reja e sekretarit të pezulluar të MSH

4 Tetor 2016 - 15:00      

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, para tre muajsh ishte pezulluar nga detyra për shkak të aktakuzës për rastin “Stenta”.

Kjo pasi që ky dhe tashmë ish-ministri Ferid Agani ishin akuzuar për shkak të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par.1 dhe 2 nënparagrafi 2.1, 2.2 dhe 2.4 lidhur më nenin 31 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

Mirëpo, kjo nuk ka paraqitur pengesë për familjen e ngushtë të sekretarit të pezulluar, pasi që djali dhe nusja e djalit kanë përfituar specializime me pagesë nga Spitali Rajonal i Mitrovicës, ku për këtë dhe pakënaqësi të tjera në lidhje me specializimet, sot mjekët e papranuar kanë bllokuar hyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Sekretari i pezulluar formalisht ka ndikuar që në mesin e 8 specializantëve me pagesë të pranohen tre familjarë të tij. Si specializantë janë pranuar djali i tij, gruaja e djalit dhe një familjarë tjetër”, ka thënë një mjek protestues për Veriu.info në kushte anonimiteti.

Nga lista e publikuar për Biokimi specializimm me pagesë ka përfituar Blerime Haxhijaha, nusja e Gëzimit, djalit të Gani Shabanit.

Por nuk i ka mjaftuar specializimi vetëm gruas, pasi që speciIizim për Psikiatri ka përfituar edhe Gëzim Shabani, djali i sekretarit Gani Shabani, i cili ka aktakuzë për rastin “Stenta”.

Gëzimi është edhe asambleist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...