4 Tetor 2016 - 14:50
Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se hetimet janë zgjeruar edhe kundër shtatë zyrtarëve të tjerë: Arbenita Pajaziti, ish- Shefe e Njësisë për furnizim në Departamentin e farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilhami Gashi, ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Besim Beqaj, ish- ministër në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik, Nijazi Kryeziu, ish - Kryesues i Kuvendit në Komunën e Prizrenit, Zenun Pajaziti, deputet në Parlamentin e Kosovës, Fatmir Shurdhaj, ish - zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Sedat Gashin, ish - Këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK dhe Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...