Nënshkruhen edhe 16 licenca të fizioterapeutëve

4 Tetor 2016 - 14:49      

Prishtinë, 4 tetor - Në kuadër të bartjes së përgjegjësive dhe funksionalizimit të odave të profesionistëve shëndetësorë, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe kryetarja e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, Dafina Ibrahimi-Kaçuri, nënshkruan edhe 16 licenca të fizioterapeutëve, në kuadër të ushtrimit të përgjegjësive të përbashkëta të MSH-së dhe Odave të Profesionistëve Shëndetësor për licencim.

Nënshkrimi i licencave krahas Ministrit dhe Kryetarit të Bordit për licencim të profesionistëve shëndetësor edhe nga kryetari i Odës së Fizioterapeutëve dëshmon për vendosmërinë e MSH-së në implementimin e Ligjit për Odat e profesionistëve shëndetësor dhe reformës në shëndetësi, pjesë e së cilës është edhe bartja e kompetencave graduale nga MSh-ja te Odat e profesionistëve të Kosovës, transmeton Koha.net.

Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të përkrah në forma të ndryshme Odat deri në pavarësimin e tyre të plotë, që synohet të arrihet deri në janar të vitit 2017.

Bartja e kompetencave nga MSh te Odat ka filluar me vendim të Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani, nga 1 korriku i vitit 2016 dhe deri tash, në kompetenca të odave kanë kaluar çështjet etike, edukimi i vazhduar profesional, ndërsa licencimi dhe ri-licencimi do të vazhdojë të jetë deri në fund të vitit kompetencë e përbashkët e MSh-së dhe Odave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...