Kosova me raport të ri bashkëpunimi me Greqinë, Francën dhe Norvegjinë

4 Tetor 2016 - 14:38      

Prishtinë, 4 tetor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot udhëheqësen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou. Hoxhaj dhe Athanassiadou kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral me fokus në fushën e ekonomisë ku, siç ka theksuar ministri Hoxhaj, do të mund të përfitonin të dyja vendet.

“Kosova është e hapur për investimet e huaja dhe ne mirëpresim çdo projekt që ka për qëllim zhvillimin e dyanshëm ekonomik, sepse dihet që bashkëpunimi ekonomik ndërmjet shteteve tashmë është shndërruar në urë lidhëse e thellimit të raporteve bilaterale”, ka deklaruar ministri Hoxhaj, transmeton Koha.net, derisa e ka falënderuar ambasadoren greke për përkrahjen e vazhdueshme që Greqia po ia ofron Kosovës në procesin e integrimeve evropiane.

Ministri Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, ku është folur për zgjerimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe NATO-së. Gjithashtu është diskutuar për një raport të ri edhe bashkëpunimi dypalësh tashmë që raporti i Kosovës me BE-në ka hyrë në një fazë të re.

Në kuadër të takimeve që kanë për qëllim avancimin e raporteve ndërshtetërore, ministri Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorin e Francës, Didier Chabert të cilin gjithashtu e ka falënderuar për mbështetjen që shteti i tij po e jep për anëtarësimin e Kosovës në organizatat multilaterale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...