Sigurohen sasi të mjaftueshme vaksinash kundër gripit sezonal

4 Tetor 2016 - 14:37      

Prishtinë, 4 tetor - Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se që prej javës së kaluar ka filluar që në institucionet të Kujdesit Parësor Shëndetësor, në njësitë e vaksinimit të tyre, të bëhet shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal, sipas programit dhe kalendarit të vaksinimit të hartuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Me qëllim të parandalimit të gripit, sidomos te grupet më të ndjeshme siç janë të moshuarit dhe fëmijët, nga MSh janë siguruar mbi 50.000 mijë vaksina, përfshirë këtu edhe dozat për fëmijë, të cilat janë vënë në dispozicion të qytetarëve.

MSh i siguron qytetarët se do të ketë vaksina të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal për kategoritë më të ndjeshme dhe i inkurajon qytetarët që të vaksinohen në njësitë e vaksinimit në qendrat kryesore të mjekësisë familjare në komunat e tyre.

Në mënyrë simbolike, një grup i qytetarëve të moshuar janë vaksinuar të hënën në IKSHP, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të të Moshuarve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...