Foto: Koha

Selimi: Po manipulohet me veteranët – numri i tyre është shumë herë më i vogël

4 Tetor 2016 - 14:33      

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Selimi tha se problemet që kanë sfiduar në vazhdimësi luftën e UÇK-së kanë vijuar që nga çarmatosja e saj, ndërsa theksoi se pagat që marrin ata nuk janë paga por ndihmë sociale.

“Ne e kemi ditur që ka fryrje të listave. Problemet janë vetë nga ligji. Mos-përcaktimi i kritereve të forta dhe brenda këtij ligji nuk ekzistojnë lista të sakta se cili është veterani i UÇK-së. Ka politizim zë procesit të verifikimit. Ka korrupsion në këtë proces, ka pasur raste kur certifikatat janë ndarë bashkë me librezat e partisë. Certifikatat janë shpërndarë në fushata zgjedhore”, theksoi Selimi, raporton KTV.

Si pasojë, tha deputeti i VV-së, ndodhi dënimi kolektiv që i jep Isa Mustafa e që është ndërprerja e pensioneve.

“Fajtorë janë të gjithë, që nga Hashim Thaçi e deri te Mustafa, i cili i ka dënuar edhe luftëtarët e vërtetë. Kjo është një tendencë për ta njollosur luftën e UÇK-së”, potencoi ai.

Ai ka kërkuar që të ndalen manipulimet me luftën e UÇK-së.

“Ne kurrë nuk kemi pasur më shumë se 20 mijë veteranë. Unë kam qenë në Shtab të Përgjithshëm dhe e di saktë se sa pjesëtarë ka pasur secila zonë. 26 mijë veteranë janë më tepër se sa kemi pasur”, theksoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...