Foto: Koha

Osmani: Prokuroria duhet t’i marrë më seriozisht raportet e auditimit

4 Tetor 2016 - 12:13      

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, mbrëmë në emisionin “Ekonomia me Erëzën” në KTV, ka adresuar kritika ndaj sistemit prokurorial në Kosovë.

Ka thënë se prokuroritë duhet t’i marrin më seriozisht të gjeturat që publikohen nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Sipas tij, mosmarrja e masave nga organet e drejtësisë ka bërë që shumë rekomandime të auditorëve të mos zbatohen nga institucionet publike. Implementimi i rekomandimeve, sipas tij, nuk është i kënaqshëm.

“Prokuroritë kanë në dispozicion gjithë punën e auditorëve. Shkalla e implementimi të rekomandimeve të auditorëve tregon se nuk po merren me seriozitet rekomandimet e auditorit”, ka deklaruar Osmani, raporton Koha.net.

Ai ka vlerësuar lartë punën e auditorëve, duke thënë se deri më tash askush nuk i ka kontestuar të gjeturat e tyre.

Por, kryeauditori ka shtuar se nuk është në dijeni se sa zyrtarëve iu është ngritur aktakuzë apo janë marrë masa ndëshkuese, pas publikimit të të gjeturave të auditorëve.

Osmani, gjatë emisionit “Ekonomia me Erëzën”, ka folur edhe për një gabim të Qeverisë së Kosovës, të bërë gjatë përpilimit të buxhetit vjetor 2015.

Një shumë prej 24.6 milionë eurove është shënuar në buxhet në kategorinë e investimeve kapitale, mirëpo janë shpenzuar në çështje operative.

Ka pohuar se i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës që çështjet operative, siç janë: mirëmbajtja e rrugëve dhe të ngjashme, të mos llogariten gabimisht si investime kapitale. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...