Kompania amerikane “Stone Aliance” do të investojë në Kosovë

4 Tetor 2016 - 11:52      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me kompaninë amerikane “Stone Aliance”, e cila do të investojë në Kosovë.

Në ceremoninë ku është nënshkruar marrëveshja ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe drejtori i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Ky i fundit nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka quajtur historike sepse Kosova ka nevojë për shembuj të tillë.

“Dy vitet e fundit kemi pasur interesim nga kompanitë amerikane për të investuar në Kosovë. Po e shohim një perspektivë më të mirë për kompanitë amerikane për të investuar në Kosovë. Shpresoj që të shohim më shpesh ngjarje të tilla”, tha Zeka, raporton KP.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli këtë ditë e ka quajtur më të veçantat dhe krenare. Sipas tij, Kosova dhe qytetarët kanë nevojë për storie të suksesit.

“Sot, në rrethana të lirisë, suksesi është për ata njerëz që arrijnë të krijojnë vende pune. Ardhja e një kompanie të tillë amerikane dhe punësimi i 2500 njerëzve ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kjo është orientim i qartë pro-perëndimor”, tha Veseli.

Sipas tij, përmes kësaj kompanie do të dërgohet mesazh edhe te investitorët tjerë për të investuar më Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...