Haliti: Demarkacioni, çështja kyçe për liberalizim të vizave

4 Tetor 2016 - 11:41      

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se Kosova nuk është në ditë të mira sa i përket liberalizimit të vizave.

Haliti këto komente i tha në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim ku është folur për procesin e liberalizimit të vizave dhe përgatitjet për takimin e dytë të Komisionit për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë e që do të mbahet më 23-24 nëntor në Bruksel.

Haliti dhe deputetët tjerë të Komisionit për Integrime Evropiane kanë qenë në Bruksel ku janë takuar me përfaqësues të BE-së Tanja Fajon dhe Ulrike Lunacek, raporton KP.

Sipas Halitit, këtyre dy përfaqësuesve të BE-së u ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat që i ka pas nga Bashkimi Evropian për liberalizim.

“Çështja kryesore që ka mbetur është nënshkrimi i marrëveshjes së demarkacionit”, ka thënë Haliti.

Haliti tha se nëse liberalizimi nuk bëhet së shpejti, kjo çështje do të ngec edhe për shumë kohë pasi që në BE do të ndodhin zgjedhje të reja dhe Kosova nuk është në pozitë të njëjtë.

Por deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi tha se nuk qëndron fakti se është vetëm një kriter, por janë dy.

“Është demarkacioni si proces jo vendimi për demarkacionin. Kriteri kryesor është ai i luftimit të korrupsionit për çka është thënë se nëse nuk përmbushet nuk do të ketë liberalizim të vizave dhe pikërisht për shkak se nuk po kemi luftim të këtij fenomeni ne e kemi humbur edhe përkrahjen e shumë shteteve gjë që është keq për Kosovën”, tha Kadaj-Bujupi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...