VV me aksion simbolik para MPB-së, akuzon Policinë për montim të veprave

4 Tetor 2016 - 11:38      

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një aksion simbolik para Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të kundërshtuar arrestimin e gjashtë aktivistëve të kësaj lëvizjeje nën dyshimin për terrorizëm.

Ata kanë vendosur një pankartë para ministrisë së Punëve të Brendshme, ku akuzojnë Policinë e Kosovës për montimin e veprave penale.

“Montojmë gjyqe politike, montojmë çanta me material të rrezikshmërisë së lartë, montojmë shtretër, montojmë kamera, montojmë pllaka”, shkruan në pankartën e aktivistëve të VV-së, transmeton KP.

Aktivistja e Vetëvendosjes Teutë Rrusta, tha se ky aksion është realizuar me qëllimin që të bëhet çmontimi për rastin e arrestimit të aktivistëve të VV-së.

Sipas saj, Policia e Kosovës ka bërë montimin e çantave me materiale të rrezikshmërisë së lartë për të dënuar më pas aktivistët e VV-së.

Ajo tha se Vetëvendosje do të vazhdojë me organizimin e aksioneve të tilla, deri në lirimin e aktivistëve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...