Serbët paralajmërojnë bllokimin e pikave kufitare me Kosovën

4 Tetor 2016 - 11:35      

Shoqata të familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve serbë në Kosovë të viteve 1998 – 2000, me një deklaratë për shtyp sot e kanë informuar NATO-n, KFOR-in, UNMIK-un dhe EULEX-in se së shpejti do t’i bllokojnë plotësisht pikat kufitare në Merdare, Jarinje dhe Konçul, derisa “të dashurit e tyre nuk lirohen dhe t’u kthehen familjeve të tyre”, transmeton rtk shkrimin e “Radiokontaktplus”.

Ata kritikojnë bashkësinë ndërkombëtare për atë që, siç thonë ata, nuk e gjykojnë sjelljen e institucioneve në Prishtinë, të cilët “me sjellje të papërshtatshme dhe kërcënimet e shëmtuara të arrestimeve bllokojnë punën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dhe ia bëjnë të pamundur kryerjen e detyrave në territorin e Kosovës”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...