Foto: Koha

Havolli: Do ta luftoj korrupsionin pak më shumë se Hasan Preteni

4 Tetor 2016 - 11:14      

Drejtori i ri i Agjencisë Kundërkorrupsion, Shaip Havolli, në një konferencë për media, është zotuar se do të angazhohet maksimalisht në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.

“Do të angazhohemi shumë në parandalimin e konfliktit të interesit. Po ashtu do të japim kontribut në parandalimin e problemeve në fushën e prokurimit. Do të kemi bashkëpunim të madh me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, ka thënë Havolli, raporton KTV.

Më tej, ai tha se kontributi i tij në këtë shërbim do të jetë më i madh se i paraardhësit të tij, Hasan Preteni.

“Do të jap kontribut pak më shumë se Hasan Preteni në luftimin e korrupsionit”, u shpreh ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...