4 Tetor 2016 - 11:10
Anëtari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Besim Beqaj, kërkoi që paraprakisht të bëhet nostrifikimi i diplomës së kandidatit për kryesues të bordit.
Kandidat për kryesues të Bordit Rregullatv të Hekurudhave është Arsim Berisha ndërsa për anëtarë janë Shkumbin Hyseni, Ilmi Ahmeti dhe Gëzim Qerimi, raporton KP.
Kryetari u Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, pas kësaj pike të veçantë, ngriti edhe çështjen e ligjit për Trepçën, ku theksoi se Komisioni duhet të mobilizohet këtë javë për diskutim para se ligji të shkojë për shqyrtim në Kuvend të premten.
Ai kërkoi që të enjten e kësaj jave të mbahet një diskutim publik për Trepçën.
E deputeti i PDK-së, Besim Beqaj, tha se pas rrethanave të fundit, ligji për Trepçën nuk duhet të bëhet me nguti, por deputeti i AAK-së Rrustem Berisha tha se është e papranueshme që ende askush nuk e ka parë përmbajtjen e projektligjit për Trepçën.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...