Foto: Koha

Policia u kërkon protestuesve të lirojnë hyrjen zyrtare të MSH-së

4 Tetor 2016 - 09:53      

[E plotësuar] Kandidatëve të pakënaqur me ndarjen e specializimeve në fushën e mjekësisë, të cilët kanë bllokuar hyrjen zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, policia po u kërkon që ta lirojnë, raporton KTV nga vendi i ngjarjes.


Kërkojnë anulimin e konkursit për specializim - bllokojnë me karrige hyrjen e MSH-së

Disa nga kandidatët e pakënaqur me ndarjen e specializimeve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, janë duke protestuar para objektit të këtij institucioni.

Siç raporton KTV, ata kanë kërkuar që të anulohet konkursi i fundit për ndarjen e specializimeve për shkak të, siç kanë thënë ata, “keqpërdorimeve me këto specializime të cilat iu dhanë të afërmve të profesorëve”.

Ata kanë kërkuar gjithashtu edhe shpërbërjen e komisionit që bëri ndarjen e këtyre specializimeve, pasi që thonë se “në këtë konkurs u pranuan fëmijë dhe të afërm të anëtarëve të komisionit”.

Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e Ministrisë me karrige dhe nuk po lejojnë hyrjen e zyrtarëve dhe personave të tjerë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...