Verzivolli në krye të Komitetit Ad Hoc për të Drejtat e Fëmijëve të Këshillit të Evropës

4 Tetor 2016 - 09:49      

Tiranë, 4 tetor - Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Ina Verzivolli, pas zgjedhjes si kryetare e Komitetit Ad Hoc për të Drejtat e Fëmijëve të Këshillit të Europës, e cilëson këtë të fundit, si një hap pranë implementimit të axhendës europiane për fëmijët.

Në një prononcim për ATSH-në, Verzivolli tha se “zgjedhja në krye të Komitetit të të Drejtave të Fëmijëve është një mirënjohje jo vetëm për mua, por edhe për punën e bërë këto vitet e fundit për të avancuar agjendën e fëmijëve në Shqipëri”.

Ajo vuri në dukje se ky hap do të intesifikojë punën per implementimin në Shqipëri të agjendës europiane.

Ky Komitet u mblodh për herë të parë më 28 dhe 29 shtator, në Strazburg të Francës. Komiteti do të luajë një rol për të implementuar Strategjinë Europiane për të Drejtat e Fëmijëve si dhe për të udhëzuar shtetet anëtare të Këshilli të Europës mbi standardet më të mira në fushën e fëmijëve të prekur nga kriza e refugjatëve, të drejtave të fëmijëve në botën e internetit, mbi pjesëmarrjen e fëmijëve, si dhe mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës.

Gjithashtu, edhe në faqen zyrtare të ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, theksohet se ky është një vlerësim dhe motiv për të punuar më shumë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...