AKR-ja do të marrë mbi 20 për qind të votave, thotë Pacolli

3 Tetor 2016 - 23:46      

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, është i bindur se në zgjedhjet e vitit 2014 ju vodhën vota.

“Vota e qytetarëve është keqtrajtuar. Diku ka ndodh diçka, dhe AKR-ja nuk ka marrë të gjitha votat që i janë adresuar”, ka thënë ai.

Pacolli ka treguar se nga nesër do të fillojë një debat me qytetarët që nis prej Kamenicës dhe do të vazhdojmë në gjithë Kosovën.
“Nuk është fushatë, por është një program i frymës liberale demokratike. Atë transparencë që e kemi pasur gjatë zgjedhjeve duhet ta kemi vazhdimisht, pra atë program duhet ta prezantojmë te qytetarët”.

Pacolli nuk e diskuton kalimin e pragut në zgjedhjet e ardhshme.
“Nuk dua ta diskutojë pragun. Pesë as dhjetë për qind nuk do t’i ndihmojnë AKR-së për të zbatuar programin e saj, një program zhvillimor. Ne do të marrim mbi 20 për qind të votave”, ka thënë Pacolli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...