Foto: Reuters

Thaçi uron Gjermaninë në 26 vjetorin e Ditës së Bashkimit

3 Tetor 2016 - 21:07      

Në 26-vjetorin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emrin e qytetarëve të Kosovës dhe në emrin e tij, ka uruar popullin gjerman.

Kosova, tha Thaçi, ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me shtetin gjerman, vend ky i një rëndësie strategjike për vendin tonë dhe kontributi i të cilit ka qenë vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit tonë.

“Rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë shënuan njëherësh triumfin e së mirës ndaj së keqes, të demokracisë perëndimore ndaj regjimeve komuniste”, theksoi presidenti Thaçi.

Gjermania, shtoi Thaçi, mbetet partnere kyçe në demokratizimin e shoqërisë sonë dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...