3 Tetor 2016 - 21:03
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media të MPMS-së, gjatë takimit është biseduar për zhvillimet e fundit dhe përkushtimin e përbashkët për adresimin e çështjeve që lidhen me pensionet dhe aspekte tjera që kanë të bëjnë me mirëqenien e kategorive të dala nga lufta.
“U bë e ditur se shumë shpejt do të bëhen ndryshimet adekuate në Ligjin për skemat pensionale, ku do të definohen çështjet që lidhen me pensionet familjare dhe personale, pas vërejtjeve të dhëna nga Auditori”, thuhet në këtë njoftim për media.
Ndërkaq, temë tjetër ishte edhe buxheti për skemën e veteranëve luftëtarë dhe adresimin e kësaj çështje në përputhje me mundësitë buxhetore e nevojat aktuale.
Gjatë takimit, po ashtu, është shprehur nevoja e krijimit të një fondi të përbashkët të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së përmes të cilit “do të adresoheshin nevoja të ndryshme të personave që i takojnë këtyre kategorive me kontribute të veçanta në çlirimin e vendit”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...