3 Tetor 2016 - 19:29
Thaçi e ka falënderuar Bashën dhe Partinë Demokratike për mbështetjen që kanë dhënë për Kosovën, si në qeverisje, ashtu edhe tani si opozitë.
“Jam i gëzuar që sa herë flitet për Kosovën në Kuvendin e Shqipërisë, të gjitha palët bashkohen dhe i lënë anash dallimet apo interesat partiake”, ka thënë Thaçi, i cili kryetarin e Partisë Demokratike e njoftoi edhe për zhvillimet politike dhe për sfidat e Kosovës në kuadër të proceseve integruese euroatlantike.
Presidenti dhe lideri i PD-së kanë biseduar edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tema këto që kanë mbizotëruar në debatin politik në Kosovë vitin e fundit.
Gjithashtu, edhe lideri i opozitës në Shqipëri e informoi Presidentin e Kosovës për çështjet kryesore të politikës së brendshme në vend dhe për shqetësimet kryesore që prekin opozitën.
Gjatë takimit, presidenti Thaçi dhe kryetari Basha diskutuan edhe për nivelin aktual të bashkëpunimit mes dy shteteve, duke vendosur theksin tek mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi.
Basha konfirmoi se PD-ja do të bëjë sa të jetë e mundur brenda hapësirës së saj për të ndihmuar shtetndërtimin e Kosovës, rritjen e numrit të njohjeve dhe, veçanërisht, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Mbështesim të gjitha veprimet që përshpejtojnë proceset e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, ka konfirmuar Basha.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do ta vizitojë edhe Bashkinë e Tiranës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...