Në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë s’u akredituan 71 programe [video]

3 Tetor 2016 - 21:00      

71 programe më pak janë të akredituara dhe të ri-akredituara në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë përfshirë këtu privatet dhe publiket.

Drejtori i Agjencisë së Akreditimit, Blerim Rexha është shprehur se me mospërmbushjen e kushteve për akreditimin e programeve më së shumti po e pësojnë studentët, raporton KTV.

Sipas tij, arsyeja kryesore është mospërmbushja e kriterit për të pasur staf adekuat akademik e që ky problem sipas tij, ka ekzistuar edhe në të kaluarën.

Në 71 programet që nuk janë akredituar, janë edhe disa të Universitetit të Prishtinës, siç janë 2 programe të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, si dhe programi i përkthimit në Gjuhën shqipe i Fakultetit të Filologjisë.

E rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema lidhur me këtë çështje, është shprehur se është strategji e këtij institucioni që të mos zgjerohet shumë me programe.

Por, rektori Dema nuk ka dashur të japë përgjigje se çfarë do të bëhet me ata studentë, që programet ku ata studiojnë nuk janë akredituar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...