Përvoja e Britanisë në fushën e sundimit të ligjit, e dobishme për reformat në Kosovë

3 Tetor 2016 - 19:21      

Në vazhdën e vizitës në Britaninë e Madhe, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, sot është takuar me Sir Oliver Heald, ministër i Shtetit për Gjykata dhe Drejtësi me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në fushën e drejtësisë dhe sundimit të rendit dhe ligjit.

Hoxha ka shprehur përkushtimin e saj për të ndërmarrë reformat përkatëse në sistemin e drejtësisë me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit. Gjatë takimit, Ministrja Hoxha vuri theks të veçantë në prioritetet e saj gjatë këtij mandati siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit, rritja e llogaridhënies për gjyqësorin, ndryshimet e nevojshme legjislative si dhe reformat në sistemin e burgjeve.

Ministri i Shtetit për Drejtësi shprehu mirënjohjen për punën që ka bërë tani Ministrja Hoxha në funksion të reformimit të sistemit të drejtësisë. Po ashtu Ministri Heald, shprehu përkushtimin e Britanisë së Madhe dhe ministrisë që drejton për të mbështetur Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës në të gjitha sferat ku është e nevojshme. Heald vlerësoi se përvoja që ka ndërtuar Britania e Madhe në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit mund të jetë e dobishme për reformat në Kosovë.

Ministrja po qëndron në Londër me ftesë të Sekretares së Shtetit për Drejtësi të Britanisë së Madhe, Liz Truss për të marr pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor për Anglinë dhe Uellsin.

Kjo ceremoni mbledh krerët e Drejtësisë në botë, duke përfshirë këtu ministra të Drejtësisë të Evropës dhe Botës, gjyqtarë të gjykatave ndërkombëtare, avokatë e kontribuues të shquar të Drejtësisë në Botë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...