
3 Tetor 2016 - 20:16
Pavarësisht se respekton gati secilën marrëveshje që bëhet me këtë shtet, Beogradi nuk lëshon rast për ta sfiduar Republikën, raporton KTV.
Kështu po ndodh edhe në sektorin e shëndetësisë, ku mjekët e as institucionet nuk kanë leje pune nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithçka brenda Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë është e vulosur me mbishkrimin Republika e Serbisë.
Për këtë nuk ka dashur të komentojë asnjë nga zyrtarët e komunës së Graçanicës.
Vetë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani pranon se kanë probleme me punëtorët shëndetësorë, derisa deputetët kritikojnë se nuk po bëhet mjaftueshëm nga qeveria.
Janë rreth 900 punëtorë shëndetësorë të komunitetit serb të cilët punojnë në Kosovë dhe tri spitale në komunat që administrohen nga shumica serbe për të cilat Qeveria ka ndarë mjete.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...