3 Tetor 2016 - 19:14
Në planifikimin buxhetor për vitin 2017, qeveria për këtë kategori ka ndarë 38 milionë euro, shumë e cila në këtë vit mbuloi nevojat vetëm deri më 24 gusht.
Por, pavarësisht faktit që qeveria thotë se nuk ka problem me FMN, Kohavisioni ka marrë vesh që nëse nuk bëhen ndryshime në ligjin e veteranëve dhe nëse nuk pastrohen listat, Kosova do të humbasë huan nga FMN-ja, vlera e së cilës është 100 milionë euro.
E, në anën tjetër, 100 milionë euro vit për vit do t’i duhen Qeverisë së Kosovës t’i ndajë për kategoritë e luftës.
Ky fakt sipas profesorit të Ekonomisë Lumir Abdixhiku është i rrezikshëm për stabilitetin ekonomik të vendit. 1.6 milionët që nevojiten për pensionet e muajt shtator, Kohavisioni e ka kuptuar se janë marrë nga rezervat e shtetit dhe këtë të mërkurë pritet që Qeveria e Kosovës t’i miratojë në mënyrë që deri të premten të shpërndahen pensionet për veteranët e luftës, numri i të cilëve është rreth 28 mijë. Por, ende nuk është bërë zgjidhje për 3-mujorin e fundit të këtij viti ku rreth afërsisht 20 milionë euro nevojiten për t’i mbuluar ato.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...