3 Tetor 2016 - 19:05
Por, vendosjen në rend dite kryesia e ka bërë pa e pasur para vetes projektligjin, i cili ende nuk ka kaluar në Qeveri.
Me këtë veprim, kryesia e Kuvendit ka shkelur rregulloren e saj, e cila parasheh që deputetëve t'iu shpërndahen materialet tri ditë para seancës plenare.
Këtë, kryetari i Kuvendit e ka arsyetuar me faktin se ka marrëveshje me Qeverinë.
Kryetari i PDK-së nuk ka dashur të thotë nëse ka pengesa nga Lista Serbe për Trepçën por ka shprehur bindjen se projektligji do të kalojë.
Por, kolegu i tij në koalicion nga LDK-ja ka pranuar se serbët kanë tjetër mendim për ndërmarrjen. Kritika janë dhënë nga AAK-ja, derisa VV, Nisma për Kosovën dhe Lista Serbe nuk janë deklaruar për votën e tyre.
Nga rendi i ditës është larguar përsëri lëshimi i licencës për kompaninë Envidity Energy Kosova. Mbajtja e seancës të premten në orën 15 e jo të enjten siç ndodh zakonisht, është bërë për shkak të lojës së futbollit të përfaqësueses së Kosovës.
Ndërkohë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kritikuar qasjen e Kuvendit të Kosovës ndaj projektligjit për Trepçën.
Vendimi që të premten të lexohet projektligji për Trepçën, dhe pastaj të hënën ta përfundojë leximin e dytë dhe të miratohet në tërësi, për Ymerin nuk bën të ndodhë pasi që projektligji ende nuk është diskutuar as në Qeveri dhe nuk ka asnjë informatë të vetme për përmbajtjen e tij.
“Më shqetëson, dhe më bën të dyshoj, ngutia e trajtimit të projektligjit. Është e vërtetë se Trepça rrezikon të futet në proces të likudimit më 2 nëntor nëse ajo mbetet nën AKP-në. Tërheqja qyqare e Mustafës, Thaçit e Veselit në janar të vitit 2015 nuk e shpëtoi Trepçën, siç pretendojnë, por ia vazhdoi asaj amullinë dhe kërcënimin”, ka shtuar ai.
Për Ymerin kjo nguti nuk arsyetohet ndryshe “përveç se qeveria po do ta miratojnë Ligjin për Trepçën shpejt e shpejt për ta fshehur përmbajtjen e tij”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...