3 Tetor 2016 - 18:35
Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka thënë se kjo vizitë e tij në Shqipëri është e para si President i Kosovës ndërsa theksoi se në takimet me krerët e shtetit dhe liderët politikë kanë diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e dy shteteve tona, me përkrahje të pakursyer për njëri-tjetrin, për integrim sa më të shpejtë në familjen europiane.
“Ndonëse si shtete nuk kemi çështje të hapura mes vete, ne u pajtuam se të hapura dhe të pashfrytëzuara në masën e duhur i kemi edhe shumë mundësi të bashkëpunimit ndërshtetëror”, u shpreh Thaçi.
“Marrëdhëniet në mes vendeve tona e kanë natyrshmërinë e tyre: janë vëllazërore, historike dhe, gjithashtu, bazohen në perspektivën e sigurt euroatlantike, e cila është mbi çdo politikë tjetër”, potencoi Thaçi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...