
3 Tetor 2016 - 17:36
Në pyetjen e gazetarëve pse i është ndaluar vizita në Kosovë, Gjuriq është përgjigjur: “Me të vërtetë mendoni se dikush ma pamundëson që të jem me popullin tim në Kosovë dhe Metohi? Natyrisht se këtë javë do ta vizitoj popullin tim në Kosovë dhe Metohi dhe do të jem në veri”, citohet të ketë thënë Gjuriq.
Autoritetet kosovare dje ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë Gjuriqit, i cili kishte planifikuar që të hënën të vizitonte veriun e Kosovës.
Një vendim i Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka bërë që ai të mos lejohet të hyjë në territorin e Kosovës.
Refuzimin e kësaj vizite, e ka konfirmuar për KTV-në, këshilltari i ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj.
Kjo është hera e dytë brenda dy javësh, që Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë.
Ndërkohë, zyrtarëve të tjerë serbë, të cilët kanë planifikuar të vizitojnë Veriun e Kosovës, të hënën u është lejuar vizita.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...