3 Tetor 2016 - 17:15
Hoxhaj e ka informuar ambasadorin me vizitën e tij të fundit në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe në Bruksel e Strasburg ku në fokus ka pasur lobimin për njohjen e Kosovës, agjendën e liberalizimit të vizave dhe veçmas të raporteve të reja që Kosova pritet të gëzoj me NATO-në.
“Pata një takim të rregullt dhe informativ për të shkëmbyer zhvillimet e fundit në politikën e jashtme të Kosovës. SHBA-të si brenda ashtu edhe jashtë janë njëri prej shteteve kyçe mbështetëse të Kosovës dhe takimi e koordinimi me Ambasadorin amerikan në Prishtinë është i domosdoshëm. Veçmas e informova dhe kërkova përkrahjen për fazën e re që Kosova po synon ta ndërtoj me NATO-në nga fundi i këtij viti ku tashmë është projektuar edhe nga ana e Aleancës Veriatlantike”, ka thënë Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj e ka informuar ambasadorin Delawie edhe për vizitën e tij në Bruksel dhe Strasburg, dhe nevojën e domosdoshme për të fituar të drejtën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...