3 Tetor 2016 - 17:11
Me Metën, Thaçi ka biseduar për rolin që Parlamenti i Shqipërisë mund të kenë në lobim dhe në mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Presidenti i Kosovës ka thënë se “duke e thelluar bashkëpunimin ndërparlamentar me shtete të tjera, së bashku mund të arrihet edhe më shumë për sa i përket avancimit të pozicionit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar”.
Ndërsa, kryeparlamentari Meta ka thënë se në çdo takim ndërkombëtar, në top agjendë të tij dhe përfaqësuesve të Kuvendit të Shqipërisë është Kosova dhe lobimi për forcimin e subjektivitetit të saj.
Thaçi dhe Meta kanë diskutuar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në nivel komisionesh parlamentare në mes të parlamenteve të dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...