
3 Tetor 2016 - 16:59
Sipas Krasniqit, UÇK-ja është formuar në mënyrë të natyrshme, ndërsa përmend Kullën e Jasharëve si një prej vendeve ku u themelua de facto UÇK-ja, ndonëse thotë se de juro ajo u emërua jashtë atdheut.
“Kulla e Jasharëve ka një rëndësi të veçantë për historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për historinë më të re të Kosovës. Në kullën ku u themelua de facto UÇK-ja ndonëse de jure ajo u emërua jashtë atdheut, mysafirë të shpeshtë ka pasur përfaqësues nga Llapi, Drenica, Dukagjini, Llapusha e Drinia etj”, thotë Krasniqi në një reagim dërguar mediave, raporton Koha.net.
“Lindja e këtij organizmi politik e ushtarak u bë krejt në mënyrë të natyrshme, pa bujë, pa konferenca shtypi, pa storie filmike e incizime në celoluidë. Ndodhte kështu, se themeluesit e UÇK-së, qëllim paqësor e të vetëm kishin çlirimin e bashkimin e kombit e jo rrahagjoksin për përfitime familjare e klanore si ndodhi pas luftës çlirimtare”, shprehet më tej ai.
Kresniqi thotë se është në nderin e secilit qytetar të Kosovës që mos ta mohoj dhe as të dezinformojë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Historinë e re të Kosovës asnjë individ me “peshë” a po peshë politike, nuk mund ta rishkruaj sipas interesave personale të askujt! E aq më pak ta rishkruaj nëpër katedra të fakulteteve të ndryshme. Kryetari i Kuvendit, nëse ka informata se UÇK-ja është formuar në Fakultetin Juridik, do të duhej t’i tregojë opinionit themeluesit e saj. Kjo do të ishte me interes për opinionin publik e shkencor”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016/2017, sot studentët i ka uruar edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Veseli me këtë rast tha se “nga ky amfiteatër në vitin 1990 janë nisur edhe celulat e para të UÇK-së”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...