Italia për konsensus partiak për formimin e FAKU-t

3 Tetor 2016 - 15:45      

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), Haki Demolli priti në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, i shoqëruar nga atasheu i Mbrojtjes i akredituar për Kosovë, kolonel Franco Galletti.

Në një njoftim për media thuhet se në takimin e përbashkët të ministrit Demolli dhe ambasadorit Sardi, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Italisë, për fushat e bashkëpunimit, për identifikimin dhe konkretizimin e aktiviteteve si dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Demolli, duke i uruar ambasadorit italian detyrën e re, i shprehu edhe besimin se bashkëpunimi me ambasadën italiane do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen, dhe përmes saj edhe me shtetin, Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Italisë.

Ai tha se pret që shteti i Italisë të bëjë hapa përpara në drejtim të arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë ndërmjet dy vendeve, e gjithashtu edhe mbështetje për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura.
Ambasadori i Italisë, Sardi u shpreh se Italia vazhdon ta sheh Republikën e Kosovës si faktor stabiliteti në regjion dhe se është e interesuar që ta mbështes në rrugën e saj të zhvillimit.

Më tej, për sa i përket transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, ambasadori Piero Cristoforo Sardi, tha se: ,,transformimi duhet të jetë i përgatitur dhe i koordinuar’', duke përmendur këtu edhe nevojën e konsensusit të të gjitha partive politike në Kuvendin e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...