Takime në Bruksel për liberalizimin e vizave

3 Tetor 2016 - 15:23      

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës ka qëndruar në Bruksel, në një vizitë dy ditore duke zhvilluar me këtë rast disa takime të rëndësishme në institucionet e BE-së.

Ky delegacion në udhëheqjen e deputetes Njomza Emini, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, e shoqëruar edhe nga anëtaret e tjerë të Komisionit janë takuar me Ulrike Lunacek, nënkryetare e Parlamentit Evropian, si dhe janë takuar me Tanja Fajon, anëtare për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme, dhe Raportuese për Liberalizimin e vizave për Kosovën.

Po ashtu, janë takuar me Këshilltarin për Politikë të Jashtme të Kabinetit të Kryetarit të Parlamentit Evropian, Arnoldas Pranckeviqius.

Gjatë kësaj vizitë janë diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, Raportin për Kosovën të përgatitur nga Komisioni Evropian, dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për çështje tjera që ndërlidhen me procesin e integrimit Evropian të Kosovës.

Ky delegacion i Kuvendit gjithashtu ka zhvilluar takime me zyrtarë të BE-së në Komisionin Ekonomik dhe Social Evropian, Ion it Sibian, Carmele Cedrone, Joze Smole, dhe Dilyana Slavova. Pastaj me Alexandra Stiglmayer, analiste politikë e lartë pranë European Stability Initiative (ESI) në Bruksel, si dhe në Drejtorinë e Përgjithshëm për politikë fqinjësore dhe negociatat për zgjerim (DG NEAR) në Komisionin Evropian,me David Cullen, Udhëheqës i Njësisë për Kosovë- Ballkanin Perëndimor, pastaj me Mary Teresa, dhe Farina Ahauser.

Po ashtu, delegacioni ka marrë pjesë në një koktej të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, ndërkaq, kjo vizitë dy ditore në Bruksel është në mbështetje të qeverisë gjermane përmes Projektit të GIZ-it gjerman në Kosovë "Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian".

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...