“ Zgjedhjet e 11 dhjetorit, fillim i zgjidhjes së krizës në Maqedoni”

3 Tetor 2016 - 15:22      

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti është takuar sot në Shkup me përfaqësuesin e veçantë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, Roberto Bateli si dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në një njoftim për media thuhet se Roberto Bateli nënvizoi kontributin e liderit të BDI-së Ahmeti në arritjen e marrëveshjes politike dhe stabilizimin e situatës.

Në anën tjetër, Ahmeti foli për rëndësinë e përmbylljes së krizës politike në vend nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike.

Lideri Ahmeti elaboroi mbi nevojën e rikthimit të agjendës EuroAtlantike dhe reformuese nga ana e Qeverisë pas zgjedhjeve dhe theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim është partner i komunitetit ndërkombëtar në arritjen e qëllimit të përbashkët.

“Maqedonia ka nevojë për institucione stabile që do ti rreken reformave dhe do të punojnë në drejtim të zgjidhjes së emrit, integrimin e vendit në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian sepse vetëm kjo agjendë mundëson marrëdhënie të mira ndëretnike, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...