3 Tetor 2016 - 15:02
Thaçi ka thënë se bashkëpunimi dypalësh i Kosovës dhe Shqipërisë udhëhiqet nga qasja vëllazërore dhe interesi i përbashkët për të thelluar ndërveprimin politik, ekonomik e kulturor, si dhe për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, projekt themelor ky në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit.
Ai është shprehur se pas marrëveshjeve dypalëshe dhe mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, shkëmbimet tregtare mes dy shteteve ka arritur shifrën e 200 milionë eurove.
“Bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik i kanë dhënë një dimension shumë më konkret dialogut dhe veprimit ndërqeveritar, me synim jetësimin e politikave të përbashkëta strategjike”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se i rëndësishëm në këtë mes është edhe bashkëpunimi në kuadër të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, sepse që nga takimi i Berlinit në gusht 2014, Bashkimi Evropian ka mbështetur një numër të rëndësishëm të korridoreve qendrore të infrastrukturës që do të lidhin portet, aeroportet dhe pikat kryesore të ekonomisë në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Bashkëpunimi rajonal është çelës i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajonin tonë”, ka thënë Rama.
Në mesin e këtyre projekteve, Thaçi tha se rëndësi të veçantë ka edhe projekti infrastrukturor Durrës-Prishtinë-Nish dhe sigurimi i përkrahjes për nisma rajonale të bashkëpunimit.
Ai gjithashtu ka theksuar se Kosova do të vazhdojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve edhe me Serbinë, sepse zgjidhja e vetme, ka thënë ai, është vazhdimi i dialogut.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...