Foto: Koha

Haradinaj bashkimin gjerman e quan fitore mbi totalitarizmin

3 Tetor 2016 - 14:25      

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Qeverinë gjermane për festën e bashkimit të Gjermanisë Perëndimore me atë lindore para 26 viteve.

Haradinaj konsideron se kjo dite shënon fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare, dhe përbën një inspirim shpirtëror për popujt e shtypur kudo.

“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit gjerman, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Në 26 vjetorin e Bashkimit të Gjermanisë, u përcjell mirënjohjen e thellë dhe falënderimin Qeverisë dhe Popullit Gjerman, Ambasadës Gjermane në Republikën e Kosovës, gjermanëve me mision në Kosovë dhe të gjithë paqeruajtësve në radhët e KFOR-it.

Kjo ditë shënon edhe fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare dhe ishte një inspirim shpirtëror për popujt e shtypur kudo, që të luftojnë për liri, demokraci dhe prosperitet, ku edhe Kosova si shteti më i ri në Evropë, e gjenë vetën e saj.

Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës qeverisë dhe Popullit Gjerman, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Duke ju uruar gjithë të mirat në këtë ditë të madhe për kombin tuaj, shpreh përkushtimin tonë që bashkarisht të punojmë për të forcuar dhe thelluar bashkëpunimin me Gjermaninë në të gjitha fushat! 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...