Foto: Koha / arkiv

Në ditën e Gjermanisë, Mustafa uron Merkelin

3 Tetor 2016 - 14:13      

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 26 vjetorit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ka uruar Kancelaren Federale Gjermane, Angela Merkel dhe popullin gjerman, njofton kumtesa kryeministrore, transmeton Koha.net.

Duke i përcjell urimet e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës, Mustafa, ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën, rajonin, Evropën dhe mbarë botën demokratike rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë.

“3 Tetori 1990 shënon fillimin e fundit të sistemit komunist në Evropë dhe më gjerë. Rënia e Murit të Berlinit dhe bashkimi i Gjermanisë, u bënë simbol i Evropës së bashkuar dhe fitores përfundimtare të demokracisë perëndimore mbi sistemin utopik e shkatërrues komunist, që kishte okupuar vendet e lindjes”, shkruan Mustafa.

Ai po ashtu, ka thënë se këto zhvillime kishin ndikim të drejtpërdrejt inspirues edhe te populli i Kosovës, i cili në atë periudhë kishte intensifikuar rezistencën e gjithanshme për çlirim, demokratizim dhe krijim të shtetit të pavarur dhe ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e pazëvendësueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe popullin e saj, në të gjitha fazat.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...