Mbetet në fuqi aktvendimi gjykues për Fatmir Limajn

3 Tetor 2016 - 13:40      

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi, javën e kaluar ka pranuar 2 kërkesa nga mbrojtësit e të akuzuarit Fatmir Limaj, njofton, kumtesa nga Gjykata Themelore, transmeton Koha.net.

Një kërkesë për anulimin e aktvendimit të trupit gjykues me të cilin është refuzuar kërkesa për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, dhe një kërkesë për përjashtimin e tërë trupit gjykues.

Kryetari i Gjykatës, thotë kumtesa ka refuzuar kërkesën për anulimin e aktvendimit të trupit gjykues me të cilin është refuzuar kërkesa për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues si kërkesë të palejuar- sepse Kodi i Procedurës Penale nuk parasheh mundësinë që kryetari i Gjykatës të anuloi këtë vendim.

Sa i përket kërkesës për përjashtimin e tërë trupit gjykues, kryetari i Gjykatës ka kërkuar deklaratën e kryetares së trupit gjykues e cila e ka njoftuar kryetarin se nuk ka qenë e përfshirë në asnjë rast penal ndaj tani të akuzuarit Fatmir Limaj, e as në çështjen e njëjtë penale në ndonjë fazë të mëhershme të procedimit. Mbrojtësit e të akuzuarit në kërkesë për përjashtim nuk kanë prezantuar asnjë argument se përse duhet të përjashtohen anëtarët e tjerë të trupit gjykues, thotë kumtesa .

Në prani të këtyre rrethanave kryetari i Gjykatës i ka rikujtuar trupit gjykues se është në kompetencën e trupit gjykues që të vendos edhe për këtë kërkesë për përjashtimin e tërë trupit gjykues-sepse kërkesa është paraqitur gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe kryetarja e trupit gjykues, përkatësisht anëtarët tjerë nga kryetari i gjykatës, nuk kanë kërkuar përjashtimin e tyre nga vendosja në këtë çështje penale. Në lidhje me këtë kërkesë vendoset në aplikim të nenit 42 par.4 të Kodit të Procedurës Penale për kërkesa që dorëzohen gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Vendimi i kryetarit të Gjykatës, në javën e kaluar u është ekspeduar trupit gjykues,dhe palëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...