Medie serbe: Kishëza në varret serbe në Prishtinë – tualet publik

3 Tetor 2016 - 13:55      

Medie serbe sot njoftojnë se kishëza e varreve serbe në Prishtinë e pastruar kohë më parë, është shndërruar në tualet publik dhe në deponi e sipër shumë varreve kanë dalë baroja, transmeton Koha.net.

Duke e përcjellë kumtesën e Parokisë Rashkë – Prizren, medie nga Beogradi thonë se kjo gjendje ekziston përkundër faktit se për varret kujdeset shërbimi komunal dhe se ato i ruan rojtari i paguar.

“Gjatë vizitës në varret ortodokse në Prishtinë, jerej Sasha Mitroviq ka hasur në pamje të pikëllueshme të dhimbshme. Kishëza e varreve, pastruar kohë parë, është shndërruar në tualet publik e deponi e në shumë varre kanë mbirë baroja”, thotë kumtesa e Parokisë, transmeton Koha.net.

Parokia lidhur me këtë rast e pyet prefektin e Prishtinës, në do të jetë, siç thotë kumtesa, i zellshëm që sërish të dërgojë inspektoratin dhe të pengojë spastrimin e tempullit ashtu si ka qenë i zellshëm deri më tash për mosmarrjen e çfarëdo mase që objektet e krishtera ortodokse në qytet të përdoren si tualet publik.

Episkopi Teodosije lidhur me këtë rast ka thënë se “kjo është shprehje frikësuese e mungesës së normave elementare të qytetërimit. Prefekti i Prishtinës Shpend Ahmeti në një intervistë dhënë kohë më parë në radio KiM ka deklaruar se komuna nuk është e ngarkuar të verifikojë nëse objekte fetare përdhosën apo jo dhe nëse i është vënë zjarri kishës. Megjithatë ai ka deklaruar se ka përgjegjësi të pengojë çfarëdo punësh në ato objekte. Këto keqpërdorime të lirive fetare janë turp për shoqërinë kosovare”.

Mediet kanë publikuar edhe dy foto me të cilat ato thonë të ilustrohet ky rast.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...