
3 Tetor 2016 - 13:29
Seanca do të mbahet të premten.
Shtyrja nga e enjtja në të premten është bërë për shkak të ndeshjes që Kosova zhvillon të enjten me Kroacinë.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, medieve u janë drejtuar disa nga pjesëmarrësit.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se “po presim që Kosova të fitojë kundër Kroacisë. Pastaj më 7 tetor kemi një seancë plenare. 12 pika. E veçanta është se do ta kalojmë ligjin në interes të Kosovës dhe punëtorëve. Kemi marrëveshje mirëkuptimi shmangie nga rendi i ditës. Ligji për Trepçën procedohet të premten, edhe pse Qeveria ende s’e ka sjellë draftin”.
Ismet Beqiri, kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së ka thënë se “po që se ligji për Trepcën bëhet gati, mund të futet në rend dite”.
Ai në vazhdim tha as se “Nuk dua të besoj që ka deputetë që kundërshtojnë këtë projektligj. Të gjithë do të reflektojnë. Me ose pa procedurë duhet të vijë në Kuvend”.
Në vazhdim ai theksoi se stabiliteti dhe normaliteti i janë kthyer Kuvendit ndërsa shtoi se pritet të ketë bisedime qeveri-opozitë rreth demarkacionit për të cilin tha se pret kuorum.
Pal Lekaj i AAK–së tha se është bërë model i Qeverisë që të ketë fuqi mbi Kuvendin e Kosovës sepse ose është e pakoordinuar mes veti ose po bën hajgare. Ne menduam që Trepca duhet të trajtohet me urgjencë. Kjo do të jetë në rend dite por pa draft. Derisa nuk kemi dokument dhe nuk dihet se si do të behet riorganizimi, ne kemi huti për këtë. Nuk jemi të sigurt për votim derisa nuk kemi draft përpara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...