45 mijë polakë vizituan sivjet Shqipërinë

3 Tetor 2016 - 12:35      

Operator turistik dhe agjenci udhëtimesh nga Polonia po vizitojnë këto ditë Shqipërinë, në kuadër të një udhëtimi familjarizues.

Qëllimi i kësaj vizite është prezantimi i paketës turistike që vendi mund të ofrojë për tregun polak dhe eksplorimi nga afër i atraksioneve tona turistike.

Gjatë këtij viti, Shqipërinë e vizituan më tepër se 45 mijë turist polak, 30 % me tepër se vitin e kaluar, duke pasur një frekuence të kënaqshme prej 4 fluturime charter në javë.

Ndërkohë si pjesë e këtij bashkëpunimi të agjencive turistike shqiptare me partnerët e tyre polak, numri i këtyre fluturimeve pritet të rritet deri në 10 fluturime charter në javë, gjatë një periudhe 3-mujore nga fillimi i muajit qershor deri ne fund të shtatorit 2017.

Përgjithësisht ky treg turistik preferon t’i kaloj pushimet në bregdetin e Adriatikut, por gjithashtu duke kombinuar edhe si mundësi zhvillimin e turizmit kulturor nëpërmjet tureve ditore. Së fundmi ishin në një vizitë njohëse edhe një grup prej 60 gazetarësh po nga Polonia që sipas ministrisë së Ekonomisë, me siguri do ta rrisin edhe më tej aktivitetin promovues për Shqipërinë si një destinacion turistik në opinionin publik polak. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...